Antaresia e paguar për vitin 2012:


Të nderuar miq, antarë, idhtarë dhe përkrahës të Fondacionit Plavë-Guci,

Viti 2012 ishte një vit ku Ne sëbashku me Ju arritëm të fuqizojmë shoqatën Tuaj dhe Tonën. Ne, të çmuar miq, jemi së bashku me Ju në një mision fisnik dhe bujar, që me punë vullnetare që bajmë mundohemi t’i gjindemi pranë Atdheut, Vendlindjes dhe Diasporës tonë të fuqishme.

Themi e fuqishme pasi e dijmë dhe krenohemi me Ju dhe me atdhedashurinë që ju të çmuar bashkëkombas keni për Vendlindjen, por edhe për ata të rinj të lindur në gurbet që e duan e çmojnë vendin e origjinës së tyre.

Ju shpesh të respektuar miq me siguri që pyesni se cili është misioni i juaj në Fondacionin Plavë-Guci dhe ku kemi arritur gjer më tani.

Misioni ynë, të çmuar bashkëkombas,  është dhe do të jetë me pikësynim e përkushtim që të jemi sa më të bashkuar, pa anime politike, duke respektuar preferencat dhe dëshirat individuale të çdo njërit.

            Ne do të mundohemi që me potencialin që kemi në vazhdimësi të përkrahim rastet dhe nevojat e karakterit humanitar dhe mbi të gjitha Ne jemi Këtu dhe Preambul të aktivitetit tonë e kemi aspektin kombëtar.

            Synimi ynë për periudhën që do të vijë është të punojmë për blerjen e një Qëndre Kulturore të Plavë-Gucisë në New York. Ne mendojmë se me shtimin e numrit të antarëve të rregulltë ky mision është shumë më i lehtë e më i realizueshëm me një numër solid të antarëve do të kemi mundësinë që jo vetëm të merremi me rastet humanitare, por edhe të përkrahim dhe të financojmë projekte të ndryshme infrastrukturore në Vendlindje.

            Ne, gjatë vitit që po lëmë pas kemi shtuar dukshëm numrin e antarëve. Deri më sot kemi arritë në 167 antarë të rregullt. Kur themi të rregulltë fjala është për 167 antarë që e kanë paguar antarësinë vjetore në vlerë të $ 120 në vit për kryefamiljarë dhe $ 60 për krahë-pune në familje.

            Ne jemi të vetëdijshëm se ky numër nuk është i mjaftueshëm duke e llogaritë Diasporën që Ne, plavë-guciasit, e këmi, por i tërë ky mision është vullnetar dhe antarësimi është i tillë. Ky është numri më i lartë i antarëve të rregullt që Fondacioni Ynë ka pasë ndonjëherë. Ne pretendojmë që me vetdijësimin e bashkëkombasve do të arrijmë së shpejti që të shtojmë dukshëm numrin e antarve të rregullt.

            Në mesin e shumë antarve për këtë vit dua që t’i potencoj dy raste mbresëlënëse:

Fjala është për Egzon Hasangjekaj, i cili pas një muaji të ardhjes për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posa hyni në punë erdhi dhe pagoi antarësinë vjetore në Fondacionin Plavë-Guci. Ishte sjellja e këtij djaloshi malësor virtyt i rrallë i kalitur me atdhedashurinë që na motivon dhe kurajon për të bërë maksimumin në misionin tonë fisnik.

            Rasti tjetër ishte Ukë Cecunjani, i cili në momentin e antarësimit në Fondacionin Plavë-Guci theksoj: “Sot ka vetëm Ilirë që nuk dijnë të flasin Shqip”. Kjo thënie është e këtij fisniku nga treva jonë ishte shumë domethenëse dhe mbresëlënëse. Kjo është edhe sentenca jonë, që në familjen e madhe të Fondacionit të kemi sa më shumë bashkëvendas dhe që të gjithë i pranojmë në gjiun tonë me specifikat e tyre pa dallim dhe diskriminim.

            Gjatë vitit që po e lëmë pas, Fondacioni Plavë-Guci sëbashku me Ju ndërmuarëm një aksion të suksesshëm ku tubuam mase $ 31000.00 dhe ndihmuam operimin e vogëlushit Leonat Hasangjekaj. Po ashtu ndihmuam edhe rastin e rëndë të vogëlushit Sherif Mekuli me $ 2000.00

            Gjatë vitit që po e përcjellim, përveç aktiviteteve të shumëllojshme Ne përkrahëm përmes aktivistëve tanë zt. Mark Gjonaj për Asamblenë e New Yorkut, zt. John Gocin për në Kongresin Amerikan dhe muarëm pjesë në konferenca e tribuna të rëndësishme këtu në komunitetin tonë në SHBA.

Po kështu organizuam mbrëmje rinore me të rinjtë tanë, dy piknike të suksesshme dhe organizuam Mbrëmjen e Flamurit, ku fotoja e mbrëmjes tonë doli në ballinen gazetës prestigjioze “New York Dealy News”.

            Të nderuar antarë dhe miq të Fondacionit tonë të Plavë-Gucisë urime për Festat e Fundvitit dhe iu dëshirojmë çdo të mirë në familjet tuaja.

                                                            

ANTARSIA PER VITIN 2012

Ahmetaj, Agim Musa
Ahmetaj, Agron Musa
Ahmetaj, Ardian Mehmeti
Ahmetaj, Beqir Sadiku
Ahmetaj, Idajete Qosaj (bashkeshortja e Mustafes)
Ahmetaj, Isuf Hyseni
Ahmetaj, Mustaf Salihi
Ahmetaj, Nafije Prelvukaj
Ahmetaj, Qemal Azllani
Ahmetaj, Sadri Ademi
Ahmetaj, Shkelzen Hyseni
Ahmetaj, Smajl Musa
Balidemaj, Agim Isufi
Balidemaj, Agim Syla
Balidemaj, Ali Smajli
Balidemaj, Avdi Nimani
Balidemaj, Bajram Smajli
Balidemaj, Beqir Mema
Balidemaj, Dr. Kujtim Rexhepi
Balidemaj, Haxhi Smajli
Balidemaj, Ismet Brahimi
Balidemaj, Labinot Balia
Balidemaj, Muje Mustafa
Balidemaj, Musa Ujkani
Balidemaj, Naim Rexhepi
Balidemaj, Nerim Rexhepi
Balidemaj, Pranvera (bashkeshortja e Avdis)
Biberaj, Uke
Brucaj, Mete Binak
Brucaj, Sadik Shabani
Brucaj, Uke Shabani
Brucaj, Zymer Binaku
Cecunjanin, Shukrija
Cecunjanin, Uka
Celaj, Cele Shabani
Celaj, Gani Syla
Celaj, Shaban Mustafa
Dedushaj, Avdyl Shabani
Dedushaj, Avdyl Sherifi
Dedushaj, Bekim
Dedushaj, Beqir Avdia
Dedushaj, Hysen
Dedushaj, Imer
Dedushaj, Ismet Avdia
Dedushaj, Qazim Seferi
Dedushaj, Shaban
Dedushaj, Shpend
Delanin, Enis
Gashi, Shaqir Avdyl
Gashi Etnik Qaush
Gjonbalaj, Adriatik Dini
Gjonbalaj, Agë Imer
Gjonbalaj, Bashkim Sadiku
Gjonbalaj, Beqir Rama
Gjonbalaj, Chelë Halili
Gjonbalaj, Esad
Gjonbalaj, Fazli Rexhepi
Gjonbalaj, Fero Kadria
Gjonbalaj, Florent Fazli
Gjonbalaj, Gazmend Haxhia
Gjonbalaj, Gjylsyme Ismaili
Gjonbalaj, Granit Salihi
Gjonbalaj, Gurakuq Salihi
Gjonbalaj, Guxim Salihi
Gjonbalaj, Hana (bashkeshortja e Esadit)
Gjonbalaj, Haxhi Rama
Gjonbalaj, Henry
Gjonbalaj, Ismet Rexhepi
Gjonbalaj, Lana Hoti (bashkeshortja e Granitit)
Gjonbalaj, Lindita Llolla.(bashkeshortja e Gurakuqit)
Gjonbalaj, Lirije Prelvukaj. bashkeshortja e Salih Rams)
Gjonbalaj, Male Isufi
Gjonbalaj, Rexhep Rama
Gjonbalaj, Salih Rama
Gjonbalaj, Sokol Cafi
Gjonbalaj, Uke Alia
Gjonbalaj, Valon Beqiri
Gjonbalaj, Xhemile Ahmetaj
Gocaj, Fadil Musa
Gocaj, Mehdi Halili
Gocaj, Xhevat
Goci, Johan
Hasangjekaj, Arber Shpeni
Hasangjekaj, Azem
Hasangjekaj, Cele Shabani
Hasangjekaj, Egzon Cela
Hasangjekaj, Gzim Mirsad
Hasangjekaj, Halil Shpeni
Hasangjekaj, Lisar Xhema
Hasangjekaj, Ramiz Istrefi
Hasangjekaj, Sadri Shpeni
Hasangjekaj, Shkumbim Beqiri
Hasangjekaj, Zeqir Beqiri
Hasngjekaj, Kadri Selimi
Haxhaj, Cene Salihi
Hoti, Emir
Junçaj, Vasel
Kastrati, Shaban
Kukaj, Fazli Rama
Kukaj, Idriz
Kukaj, Imer
Kukaj, Ismet Zeqiri
Kukaj, Selim
Kukaj, Uke
Kukaj, Zeqir
Mavraj, Arben
Mavraj, Driton
Mehaj, Hasime (bashkeshortja e Sadri Mehajt)
Mehaj, Ilir Sadria
Mehaj, Imer Sinani
Mehaj, Isuf Sinani
Mehaj, Naser Xhema
Mehaj, Nezir Xhema
Mehaj, Orrl Ramadani
Mehaj, Sadri Xhema
Mehaj, Shaban Xhema
Milushi, Mehmet
Mujaj, Agim M
Nikçi, Gjok Dedë
Nikçi, Gjovalin
Noku, Aldon
Palushaj, Nua Tomë
Podvorica, Shefqet
Prelvukaj, Alban Bajrami
Prelvukaj, Besim Meli
Prelvukaj, Erind(djali I Besimit)
Prelvukaj, Hatmane
Prelvukaj, Jeton
Prelvukaj, Kujtim Meli
Prelvukaj, Luan Deli
Prelvukaj, Pajtim (djali I Besimit)
Prelvukaj, Shefkie(bashkeshortja e Besimit)
Qosaj, Agron Zeqiri
Qosaj, Fazdil Zeqiri
Qosaj, Isak Alia
Qosaj, Sylë Zeqiri
Qosaj, Vesel Alia
Qosaj, Xhevat Alia
Rugova, Agim Muzli
Rugova, Albiona (bashkeshortja e Agim Rugoves)
Rugova, Imer Muzli
Rugova, Muje
Selimaj, Alex
Selimaj, Besim Bajrami
Selimaj, Ermir
Selimaj, Jeton
Selimaj, Murat Selmani
Selimaj, Rame Bajrami
Selimaj, Rushe (bashkeshortja e Alexit)
Selimaj, Sadri Dyleci
Selimaj, Shpend Bajrami
Selimaj, Zog Muzlia
Sinanaj, Adem Rexhi
Sinanaj, Rrustem
Sinanaj, Shaban Rexhi
Tonaj, Nrek Lin
Ulaj, Emin Kadria
Ulaj, Hysen Smajli
Ulaj, Sofi (bashkeshortja e Xhevat Ulaj)
Ulaj, Xhevat Kadria
Vucetaj, Burim Hasani
Vucetaj, Ismet Hasani
Vucetaj, Ramiz Salihi
Vucetaj, Sadik Bajrami
Vuksanaj, Nue Marku
Zeqiri, Nexhmedin
Zeqiri, Sulltane Gjonbalaj

 

 
 
Copyright © 2011 fondiplaveguci.com, All Rights Reserved. Web Site designed by alexselimaj.com